E diela e fundit e këtij sezoni turistik duhet të ishte mbyllur me argëtim për pushuesit e “Prestige Resoort”, por teksa kanë qenë duke ngrënë mëngjesin janë shokuar nga fadromat e IKMT-së.
Ndonëse në një ditë pushimi zyrtar, IKMT ka vijuar shembjet duke krijuar shqetësim te turistët shqiptarë dhe të huaj që prej tre ditësh përballen me këtë situatë.
Gazetari Osman Stafa raporton se pasi janë shkatërruar dy pishinat, fadromat kanë nisur shembjen e pjesës ballore të resortit e ndërtuar për të mbrojtur atë për shkak të erozionit.
Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duken pushuesit të tronditur, ndërsa prej tyre me karroca me fëmijë të vegjël largohen nga zona.
Skandali i IKMT-së është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare ndërsa turistët e huaj shprehen se nuk do të rikthehen më në Shqipëri për shkak të tmerrit që i është dashur të përjetojnë.