Rruga e shkatërruar largon turistët nga plazhi i Pasqyrave: E turpshme për këtë vend të bukur

Shqipëria

Rruga e shkatërruar largon turistët nga plazhi i Pasqyrave: E turpshme për këtë vend të bukur

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Kjo është rruga që të çon në një nga plazhet më të bukura dhe ujë të pastër në Sarandë, I njohur me emrin Pasqyrat. Është 30 km nga Saranda, por në 10 km e fundit siç duket nga pamjet nuk ka asnjë investim.

Prej vitesh bashkia jo vetëm që nuk e ka asfaltuar, por nuk ka hedhur as çakull.  Kush nuk e njeh zonën zhgënjehet dhe kthehet mbrapsht.

“Rruga është shumë e keq. U ktheva është e pakalueshme shumë. E kisha parë në internet këtë plazh, por se dija si ishte rruga kështu, katastrofë.”

Të pasigurt, që morën këtë rrugë duken dhe pushuesit e huaj.

“Është hera e parë që vijmë këtu. Kemi parë që deti është i bukur, por rruga po na duket e rrezikshme, ne duam ta shohim detin, por nuk e di nëse do të qëndrojmë.”

“Mendoj se shumë njerëz duan të vijnë të shohin plazhin dhe të kalojnë kohën, por është e vështirë ta gjesh dhe akoma më e vështirë kjo rrugë që të çon atje. Është e rrezikshme dhe e frikshme.”

Edhe vendi ku parkohen mjetet është i papërshtatshëm ndaj ky i ri ka një mesazh për pushtetin vendor.

“Është e turpshme që ky plazh kaq i bukur, nuk ka parkim të mirë dhe ka këtë rrugë të tmerrshme. Makinat dëmtohen ndaj duhet të rregullohet.”

Për të mos humbur ditën e tyre të plazhit të rinj të tjerë parkojnë në fillim të rrugës dhe detyrohen të përshkruajnë më këmbë qindra metra rrugë, në mes të vapës dhe pluhurit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat