Do vizitonin Shqipërinë, turistët e huaj terrorizohen nga pamjet e aksionit të IKMT-së te Prestige Resort!

Shqipëria

Do vizitonin Shqipërinë, turistët e huaj terrorizohen nga pamjet e aksionit të IKMT-së te Prestige Resort!

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Situata e krijuar prej tre ditësh për shkak të aksionit të paligjshshëm të IKMT-së në Prestige Resort ka sjellë anulim të fluturimeve të turistëve të huaj drejt Shqipërisë.

Sipas agjencisë turistike Happy Tours dy avionë charter me turistë të cilin vinin nga Polonia dhe Çekia kanë njoftuar anulimin e fluturimeve të parashikuara në ditët e para të shtatorit.

Fluturimet do të sillnin në vendin tonë 350 turistë të huaj që kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë por për shkak të pamjeve të publikuara në mediat e huaja gjatë shembjeve te Prestige Resort ata kanë ndryshuar planin e tyre.

Gjysma e turistëve kishin prenotuar në hotelin “Prestige Resort”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat