U gjet i vdekur në Itali, biznesmeni shqiptar në 2018 u arrestua për dhunë dhe armëmbajtje pa leje

Shqipëria

U gjet i vdekur në Itali, biznesmeni shqiptar në 2018 u arrestua për dhunë dhe armëmbajtje pa leje

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Biznesmeni Fatmir Ara nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.

Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme. Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte karabinier, por njëkohësisht bashkë ishin edhe fqinj.

Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën e Corio kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por pas asnjë rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat