Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, konfliktohen dy persona! Nuk ka të lënduar

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, konfliktohen dy persona! Nuk ka të lënduar

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një konflikt mes dy personave në Bulqizë ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit, por fatmirësisht pa të lënduar.

Burime bëjnë me dije për Top Channel, se ngjarja ka ndodhur në Njesinë administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, në vendin e quajtur Ura e Sebenit.

Mësohet se dy personat e përfshirë në konflikt, kanë pasur konflikte edhe më parë por ende nuk dihet arsyeja e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat