Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Gjirokastër, ku një grua është gjetur e pajetë.
Gruaja, e identifikuare si Aksinja Lulo, është rrëzuar nga hapësira mes dy pallateve, në lagjen Kodra e Shtufit.
Nuk dihet si ka ndodhur ky incident tragjik, ndërsa banorët e pallatit kanë qenë ata që kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.
Nuk dihet nëse viktima ka qenë banore e pallatit apo nëse rasti është një vetëvrasje, apo ka ndodhur nga pakujdesia.