Një turiste hungareze është gjendur e vdekur në dhomën e hotelit në Ksamil.
Viktima është Sindelyne Erzsebet, 54-vjeç.
Ajo është transportuar e pa shenja jete në sopital, ndërsa sipas policisë dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.
Me vendim të Prokurorisë së Sarandës trupi i saj është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.
Njoftimi i policisë Sarandë
Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.