Kryetari i PD në Korçë dhunohet nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se kryetari Devis Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.
Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë denoncim për rastin nga kreu i PD Korçë.