Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmani është plagosur me sende të forta nga një sekretar i grupseksionit të kësaj partie.
Korrespondentja e Panorama raporton se Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin dhe ky i fundit e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.