Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se nuk ka ambicie për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë.
Në një intervistë për Abc, Meta u shpreh se ambicia e tij është rivendosja e demokracisë, rendit kushtetues, llogaridhëniet dhe ti japin fuqinë popullit.
A do të kandidoni për kryetar bashkie ne Tiranë?
Ilir Meta: I gjithë angazhimi im nuk ka patur të bëjë me asnjë pozicion institucional, pushteti apo politik, ai ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit, pa u ditur rezultati i tyre. Ishte e qartë që këto afera mafioze ishin për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe për të patur këto tregues që ka vendi ynë krahasuar me vendet e rajonit.
Së pari unë nuk kam këtë ambicie dhe nuk është thjesht as kjo ambicie dhe as ndonjë tjetër që më motivon në këtë mision që e kam nisur që në 26 korrik.
Ambicia ime është të rivendosim demokracinë, rendin kushtetues, llogaridhënien dhe ti japin fuqinë popullit.