Avokati Edmond Petraj ishte në Ora News në një intervistë me gazetarin Sebastian Zonja ku foli rreth situatës së krimit në vend.
Petraj u shpreh se policia dhe rendi janë në situatën më të vështirë.
Edmond Petraj: Policia e shtetit ka standarde shumë të ulëta sa i përket cilësisë dhe tyre shpërblimit të tyre në raport me punën. Është e vërtetë që ka dekonspirime brenda policisë së shtetit. Është një strukturë te 10 a 15 për qind që dekonspiron informacionin. Policia e shtetit është në situatën më të vështirë dhe rendi është në situatën më të vështirë. Janë problematika të mbartura. Un kam thë që duhet bërë një ligj i ri dhe të pastrohen komisariatet. Nuk ka profesionalizëm në Policinë e Shtetit, duhet një update i ri.
"Ne nuk kemi profesionist në Policinë e Shtetit, ata grup seksione në përballje i kemi me mangësi, këta vetëm riciklojnë njëri- tjetrin, dekorojnë njëri-tjetrin, ndërrojnë njëri-tjetrin, nuk shikoj një update të ri në Shqipëri.'