“Jashtëmbetje të një organizmi” Rama: Ka policisë të pa udhë, por nuk janë shëmbëlltyra e policisë

Shqipëria

“Jashtëmbetje të një organizmi” Rama: Ka policisë të pa udhë, por nuk janë shëmbëlltyra e policisë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 16:22
Edi Rama

Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme foli për rastin e vrasjes së vogëlushes së 7-vjeçares në Himarë dhe për gjendjen e policisë

Ai nuk la pa përmenduar edhe ata që reaguan për këtë ngjarje, duke përmenduar politikën dhe median, duke shtuar se shumë sikur pritën që të ikte vogëlushja nga kjo botë që ata të furnizoheshin me urrejtje.  

Rama: A ishte ai individ i paudhë me skaf sot shëmbëlltyra e policisë së shtetit, pyes veten? Nga kjo pyetje dhe përgjigja e saj, vazhdon në dy rrugë krejt ë ndryshme arsyetimi. Unë them jo. As ai që uroj të marrë ndëshkimin ekstreme, dhe as të tjerë individë që vetë AMP-ja i ndjek dhe i heton e i ndalon brenda uniformave blu e ia jep drejtësisë. Ata janë jashtëmbetje të një organizmi që është në transformim.

Ky paudhësitë dhe të paudhët brenda llojit nuk mungojnë, por luftohen si asnjëherë më parë edhe pse muajt e fundit kanë marrë një hov në policinë e shtetit që duhet të ndërpritet sa më parë me forcën e ligjit dhe disiplinën ushtarake. Vetëm nga janari ne qershor janë dënuar 29 punonjës policie, 12 janë ish shefa komisariatesh dhe 1 drejtor. Pra prerja e drurëve të shtrembër është pjese e pandalshme e rritjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat