Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme foli për rastin e vrasjes së vogëlushes së 7-vjeçares në Himarë.
Ai nuk la pa përmenduar edhe ata që reaguan për këtë ngjarje, duke përmenduar politikën dhe median, duke shtuar se shumë sikur pritën që të ikte vogëlushja nga kjo botë që ata të furnizoheshin me urrejtje.
Rama: Edhe në kulmin e një dhimbjeje ekstreme ajo familje tregoi një përmbajtje të hatashme, duke mos kërkuar politizimin e fatkeqësisë së tyre. Respekt për ta që në kulmin e dhimbjes së tyre qëndruan njerëzish lart. Ishte një neveri e gjallë që të pangushëllueshmit u shfaqën ulëritësit profesionistë, në politikë dhe medie, a thua se vogëlushja iku nga kjo botë për të furnizuar me gjakun e saj makinerinë djallëzore të urrejtjes.
Nuk dua të merrem me ta, por i sjell këtu sepse dua ta them me keqardhje se kam bërë gabim që u mora në reagimin e parë dhe krijova keqkuptimin se e kisha me ata që ishin të revoltuar me ata që ishin me plot të drejtë. Të gjithë duhet ta dinë se i kam mirëkuptuar edhe ata që organizuan një protestë paqësore këtu para ministrisë, edhe pse ai soji për të cilin fola e shkatërroi atë protestë. Nuk isha dakord me opinionin e tyre, që vogëlushen e vrau shteti, por ndaj me ta dhimbjen e ngjarjes dhe disa me “pse-të” e ngjarjes.