Sezoni i ri politik, Kim takim me Nikollën dhe Gjekmarkaj: Forconi demokracinë dhe luftoni korrupsionin

Shqipëria

Sezoni i ri politik, Kim takim me Nikollën dhe Gjekmarkaj: Forconi demokracinë dhe luftoni korrupsionin

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 19:22
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot takime të ndara me kryeparlamentaren Lindita  Nikolla dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj për të shprehur urimet më të mira për seancën e sapohapur parlamentare, e cila do të diskutojë dhe vendosë një sërë çështjesh të rëndësishme sipas saj.

Kim ritheksoi përgjegjësinë e ligjvënësve për të forcuar demokracinë dhe të luftuar korrupsionin, veçanërisht tani që Shqipëria negocion zyrtarisht anëtarësimin e saj të plotë në BE.

Ambasadorja amerikane do të takohet me liderë të tjerë për të nënvizuar rëndësinë e ndjekjes së ligjeve, zbatimit të rregullave dhe forcimit të institucioneve demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat