Berisha: Vjehrri pensionist i Spiropalit u mori ambientet ku ndërroheshin fëmijëve në Fier

Shqipëria

Berisha: Vjehrri pensionist i Spiropalit u mori ambientet ku ndërroheshin fëmijëve në Fier

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 18:53
Sali Berisha

Nga Kuvendi, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se vjehrri i Elisa Spiropalit ka marrë një pronë në një fshat të Fierit me ndihmën e saj.

Ai tha se tashmë fëmijët ndërrohet jashtë në të ftohtë, pasi vendin ku ata ndërroheshin në ambientet e fushës së futbollit e ka marrë vjehrri i Spiropalit.

Berisha: Zonja u gozhdua tek pensionistët, por nuk mund të mohohet se ka një dhembshuri patologjike për një pensionist në Shqipëri. Një qytetar denoncon se në fshatin Frakull ekziston një fushë futbolli, që ka dy vite që është bërë private aty ju zhvishen fëmijët, të cilët tashmë ndërrohen në akull.

Një pronë në Fier është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Dhembshuria për pensionistët konkretizohet në mënyrë të shkëlqyer, i nxjerr fëmijët në akull dhe vjehrri lumturohet me pronë. Atij i është dhënë prona me ndërhyrjen e Elisës te kryebashkiaku Subashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat