Deklarata e ministrit të Brendshëm, Beldi Çuçi se “vrasje do ketë gjithmonë, nuk ka zhvillim pa krim”, ka shkaktuar reagime të forta nga radhët e opozitës.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama, se zhvillimin e sheh të krimi dhe jo tek arsimi.
Sipas tij, Shqipëria mund të zhvillohet vetëm përmes arsimit dhe dijes dhe jo krimit, sic është shprehur ministri. “Po të ishte ndryshe Rama do ta kishte shkarkuar pa dalë nga emisioni Ministrin e Brendshëm!”, shkruan Vasili.
“Rama e sheh zhvillimin te krimi dhe jo te arsimi!
Shqipëria mund të zhvillohet e të fuqizohet vetëm përmes arsimit dhe dijes!
Por Rama dhe Çuçi zhvillimin e lidhin vetëm me krimin.
Po të ishte ndryshe Rama do ta kishte shkarkuar pa dalë nga emisioni Ministrin e Brendshëm!”, shkruan Vasili në Facebook.