Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një takim me qytetarë dhe intelektualë në zonën e Prrenjasit.
Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal tek situata ekonomike në vend dhe kriza energjitike. Ai akuzoi kryeministrin Rama se pasi ka zbrazur digat e hidrocentraleve ka sjellë në Shqipëri dy gjenerator monstroz nga Bangladeshi të cilët prodhojnë miliona tonë squfur dhe do të mbysin qytetarët e Vlorës.
Gjithashtu Berisha u ndal dhe te afera e inceneratorëve, ku tha se qeveria ka vjedhur 420 milionë euro për këtë aferë dhe asnjë djegës i pretenduar nuk është funksional.
“Digat i zbarazi që të fillojnë punën dy gjeneratorë monstroz të sjellë nga Bangladeshi, që u vendosën në Portin e Vlorës dhe prodhojmë miliona tonë squfur se punojnë me mazut.
Tani për të qetësuar thoshte Skavica do n ai zgjidh të gjithë problemet. Vlorën po e mbyt, Dibrën po e zhduk dhe këto po kërkon t’i mbulojë me propagandë. Ky ka kaluar çdo limit dhe çdo gjë. Merr dhe firmos aferën e djegësve 420 milionë euro, asnjë djegës nuk është më në punë. Dhe Elbasani që filloi tani nuk funksionon më. Por qytetarët shqiptarë paguajnë 420 milionë euro të ndara midis Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion vbeliajt dhe Lefter Kokës.
Do thoni ju ku e din ti? Po e di unë se një kryeministër që të mos mund pasurohet vetë ka ligje dhe nëse zbaton ligje ai nuk mund të grabis. Nëse ai nuk zbaton ligjin do të thotë që vjedh për veten e tij.
Sot asnjë djegës nuk punon. Të njëjtën gjë bën me Butrintin me Portin e Durrësit dhe me radhë”, tha Berisha.
Gjithashtu ai shtoi: “Cilat janë pasojat e kësaj? Janë një varfërim i mad hi shqiptarëve, ishim në 2013 vendi me pagën më të lartë në rajon sot jemi në vendin e fundit. A ka një krizë në buxhetet familjare? Të gjithë e ndiejnë këtë, ata që kanë rrogat e vogla mezi presin fundin e muaji?
Qeveria gjermane njoftoi qytetarët për një çek 3 mijë euro për qytetarët për krizën. Ne nuk e kemi atë buxhet, por ne kemi një buxhet më të madh se Kosova. Dje ky dha një buxhet 50 milionë, Kosova dha 150 milionë
Kosova id ha 100 euro çdo pensionisti. Le të ma shpjegojë një pensionist socialist këtë. Albbin Kurt ii jep çdo pensionisti student
Ky tallet me cinizëm sepse këta vjedhin. A kishte mundësi? 100% që kishte
Këto para ai i ka mbledhur vetëm nga të ardhurat nga TVSH-ja. Të ardhurat nga rritja e RVSH-së janë 400 milionë euro”.