Nënkryetari i PD ftesë shqiptarëve: Të bëhemi bashkë për t’ja shkurtuar ditët kësaj qeverie

Shqipëria

Nënkryetari i PD ftesë shqiptarëve: Të bëhemi bashkë për t’ja shkurtuar ditët kësaj qeverie

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi i është bashkuar takimit të kreut të PD Sali Berisha me intelektualë dhe banorë të zonës së Përrenjasit.

Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se u shpreh se qytetarët duhet të bëhen bashkë, për t’i shkurtuar ditët qeverisjes Rama pasi sipas tij, nuk ka punuar asnjë moment për qytetarët.

“Unë e kam thënë që në Shqipëri në këtë qeverisje jeta e shqiptarëve është një bashkësi copëzash drame. Dramë në sigurinë e jetës, sigurinë shëndetësore. Akoma më keq në Përrenjas është bashkim i mini-tragjedive. Njerëzit janë të mirë dhe fisnik, natyra e pasur dhe ata që e kanë penalizuar janë qeveritarët.

Revolta e qytetarëve është e madhe edhe në Përrenjas njerëzit duan ta shprehin, ndaj jemi këtu që të japin edhe zgjidhje. PD ka zgjidhjet e saj që ky vend të zhvillohet , të jetë i jetueshëm me rininë që të mos braktiset. Jam i bindur që bashkë do të vazhdojmë rrugën e kemi në dorë ne , po të duam e shkurtojmë, ftesa është e thjeshtë, bëhemi bashkë t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverisjeje”, tha Boçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat