“Jemi në moment kritik”- Sali Berisha: Në Beograd po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Edi Ramës

Shqipëria

“Jemi në moment kritik”- Sali Berisha: Në Beograd po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Edi Ramës

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:34
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ishte sot në një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës së Ersekës nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se do ta shndërrojë Shqipërinë vend vasal të Beogradit, me projektin “Ballkani i Hapur”.

“Sot, me efekte shkatërrimtare për Kolonjën e Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë, po bën gjithcka me ‘Ballkanin e Hapur’ për ta shndërruar si thotë Aleksandër Vucic Jugosllaviinë e vjetër plus Shqipërinë.

Ndodhemi në një moment kritik. Unë e di se jo të paktë janë ata që thonë ne kemi halle të tjera më të mëdha se këto.

Kjo nuk është e drejtë se për cdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik se sa interesi kombëtar.

Shqipëria do eci vetëm nëse e duam, fëmijët tanë do jenë zotër të këtij vendi vetëm nëse i mëkojmë me dashurinë për këtë vend. Nuk e do kombin ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër”.

Berisha zbuloi se “në Beograd po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës”.

“Janë rritur eksportet me Serbinë 30%, por 20% janë eksportet e plehrave kimike të depozituara në Shqipëri e cmime të larta, fermerët nuk i kanë blerë dot dhe rieksporetohen. Kurse importet serbe në Shqipëri janë rritur me 250%”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat