Dita e parë e shkollës po përballet me situata nga më të ndryshme.
Një konflikt ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.
Mësohet se disa prindër janë përfshirë në konflikt me drejtoreshën e shkollës, për shkak të ngarkesës dhe ndërrimit të orareve të mësimdhënies.
Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për shuarjen e konfliktit.