Ç’po ndodh me Arben Ahmetajn? Si përgjigjet deputeti socialist

Shqipëria

Ç’po ndodh me Arben Ahmetajn? Si përgjigjet deputeti socialist

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 20:17
Etjen Xhafaj

Ndërkohë, që ka zëra që qarkullojnë lidhur me “fatin” e Arben Ahmetaj brenda Partisë Socialiste, deputeti Etjen Xhafaj përshkruan një situatë normale, por pa dhënë shumë detaje. Ahmetaj u shkarkua si zëvendës kryeministër dhe nuk drejton më ministrinë e Rindërtimit.

I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, deputeti Etjen Xhafaj u pyet ndër të tjera për ish-numrin dy të qeverisë. Xhafaj tha se Ahmetaj është tashmë pjesë e Këshillit të Integrimit dhe gjithashtu ishte së fundmi në trajnimin që po bëhet në kuadër të zgjedhjeve të Vlorë.

Lidhur me këto trajnime, deputeti i PS tha se po bëhen përzgjedhje për ekipet e reja. Ndërkaq, sipas deputetit, zgjedhjet vazhdojnë të përmirësojnë standardet e tyre në vend.

Pjesë nga diskutimi:

Juli Xhokaxhi: Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn?

Etjen Xhafaj: Ishte në mbledhje  e Këshillit të Integrimit, është pjesë. Kemi pasur gjatë gjithë muajit një tur dëgjesash, ku janë zgjedhur ekipet e reja. Në Vlorë e kemi bërë. Edhe në Vlorë ka qenë zoti Ahmetaj.

Juli Xhokaxhi: Ka shumë gjëra që po qarkullojnë

Etjen Xhafaj: Nuk komentoj dot zërat, por faktet. Tre ditë kemi bërë një trajnim. Me ato që janë objektivat e PS.

Juli Xhokaxhi: Çfarë keni konstatuar? Bashkia më e vështirë?

Etjen Xhafaj: Këto kanë qenë trajnime për ato që janë objektiva për kryetar partie. Konstatimet do të vijnë kur të bëjnë sondazhe.

Juli Xhokaxhi: Opozita po drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, s shihni situatën të ndryshuar

Etjen Xhafaj: Nuk besoj se nuk kanë qenë ndonjëherë përballë. Kanë qenë aty, kanë 32 vite që do të vijojnë të jenë aty. PS i ka mundur

Juli Xhokaxhi: Nesër fillojnë protestat, si e shihni këtë përballje me opozitën? Duket si rikthim i një aksioni të fortë opozitar

Etjen Xhafaj: Në çdo demokraci ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet vazhdojnë të përmirësojnë standardet e tyre. Në të gjithë historinë e kontinentit tonë. Është e drejtë e të gjithë qytetarëve. Nëse synojnë të godasin jo vetëm institucione, apo jetën normale të qytetarëve. Ne jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat