I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Erion Softa, inxhinier u shpreh se Nuk mund t’i thuash policit apo shefit të komisariatit për ndërtimet pa leje sepse nuk ka strukturë.
Ai tha se shteti nuk mund të sillet me dy standarde ku e fut në burg atë që bën një shtesë dhe të çojë para zgjedhjeve atyre që ndërtojnë pallate pa leje.
Softa: Nuk mund t’i thuash policit apo shefit të komisariatit për ndërtimet pa leje sepse nuk ka strukturë. Mund t’i thuash për ndonjë shtesë pa leje, e fusim në burg, ama kur bëhet fjalë për ndërtimeve pa leje të mëdha i nxjerrim para përgjegjësisë që ta shembin ose ta blejnë vetë. Nuk mund ta blejnë vetë apo ta dhurojnë, ose ta marrin gjobë.
Lapaj: S’jam në garë me Berishën për protesta, Rama i sheh katet pa leje kur i prishen interesat
Ne kemi futur në burg një artist për dy dritare. Shteti këtu është abuziv sepse atij i çohet një letër dhe kthehet në gjendjen e mëparshme, por ama nuk ka vepër penale. Nga ana tjetër ndërtohen në vende të dukshme kate pa leje.