Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës pak më parë për mediat, u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën për inceneratorin e Tiranës.
Teksa protesta do të mbahet në orën 18:00, Meta tha se do të jetë paqësore por dhe konkrete.
“Do të jetë një protestë e parë që do vijohet edhe nga të tjera. E fillojmë tek inceneratorët e Tiranës se skena e krimit aty është më flagrante. Do jetë paqësore, qytetare, por edhe shumë konkrete.
Protestuesit do të jenë të udhëzuar nga ekipet e organizimin e protestës. Nuk mund të jemi një vend që të mposhtemi nga frika dhe mafia në pushtet”, tha ai.