Sulmi kibernetik ndaj TIMS/ Rama u përgjigjet kritikëve: Trillimet vijnë nga padija e thellë

Shqipëria

Sulmi kibernetik ndaj TIMS/ Rama u përgjigjet kritikëve: Trillimet vijnë nga padija e thellë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 14:04
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.

Në një postim në Twitter, Rama u është përgjigjur ashpër kritikëve, teksa thekson se trillimet vijnë nga padija e thellë ndaj informacionit dhe se sipas tij flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi.

Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat