“Vriten njerëzit si lepuj”, Noka përmend Ervis Martinaj në komision

Shqipëria

“Vriten njerëzit si lepuj”, Noka përmend Ervis Martinaj në komision

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 16:02
Flamur Noka

I shumëkëruari, Ervis Martinaj nuk ka mbetur pa u përmendur edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ka qenë deputeti Flamur Noka ai që e ka ngritur si shqetësim, duke vënë në dukje se nuk dihet ku është Martinaj.

“A është zhdukur? A është gjallë? A mos ka ikur? A mos është edhe ai këtu? Ndodh një situatë e tillë dhe shteti ngre duart lart. Të vriten njerëzit si lepuj, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, tha Noka gjatë fjalës së tij.

“A e dini ju sot, që sot, qytetarët nuk guxojnë të shkojnë një denoncim apo telefonatë, sepse pa u mbyllur telefonata, krimineli u shkon në shtëpi. Është ajo që tha Gledis Nano, dekonspirohen. Edhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mund të më dekonspironi”, tha deputeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat