Protesta e Partisë së Lirisë te Inceneratori i Tiranës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj

Shqipëria

Protesta e Partisë së Lirisë te Inceneratori i Tiranës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që Partia e Lirisë pritet të mbajë pasditen e kësaj të marte në ambientet e jashtme të inceneratorit të Tiranës.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada u ka kërkuar shtetasve amerikanë që gjenden në Tiranë që të shmangin grumbullimet dhe tubimet e mëdha.

Në njoftim theksohet se edhe pse tubimet mund të zhvillohen në mënyrë paqësore situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme, ndaj ftohen të gjithë qytetarët amerikanë që të monitorojnë situatën përmes mediave.

“Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin që bëhet sa herë ka ka protesta të tilla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat