Partia Demokratike do të zhvillojë nesër një mbledhje së selinë e PD-së për prezantimin e propozimit dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës dhe për propozimet konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.
Bëhet me dije se në mbledhjen e nesërme do të marrin pjesë deputetët e PD-së që mbështesin grupimin e Berishës.
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u ka dërguar sot të gjithë deputetëve të kësaj partie një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së.
Kujtojmë se sot pas mbledhjes së PD, të thirrut ngas Alibeaj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i cilësoi si paralajmëruese qëndrimet e kreut të grupit të PS, Taulant Balla për vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Pas një diskutimi me deputetët e PD që zgjati për rreth 2 orë, Alibeaj kujtoi se Edi Rama po zbaton të njëjtin skenar si në vitin 2014.
Kreu i grupit të PD sqaroi se pasi të jetë gati produkti që demokratët kanë punuar për disa muaj, do t’ia paraqesiën atë jo vetëm Kuvendit por edhe ndërkombëtarëve.
Ekspertët e PD kanë darkordësuar në një draft paraprak një hartë me 92 bashki dhe 6 rajone, duke ndërhyrë bashki në 11 qarqe të vendit me përjashtim të Gjirokastrës.
NJOFTIM PËR SHTYP
Nesër, e mërkurë, 14 shtator, ora 12.00, Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve në selinë e PD-së, me këtë rend dite:
-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre