Mungon Berisha, kush janë përfaqësuesit e PD që po marrin pjesë në protestën e Metës

Shqipëria

Mungon Berisha, kush janë përfaqësuesit e PD që po marrin pjesë në protestën e Metës

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 19:06
Ilir Meta, Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga kreu i Partisë së Lirisë, që po zhvillohet tek inceneratori i Tiranës.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se nga Partia Demokratike janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Jamarbër Malltezi.

Protesta e PL-së nisi pak minuta më parë dhe është e para e kësaj force politike, në atë që kryetari Ilir Meta e ka cilësuar si aferën më të madhe të korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve.

Ndonëse inceneratorët është edhe kauza e tyre më e madhe, deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk kanë marrë pjesë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat