Aksident i rëndë në Tiranë, kamioni përplas për vdekje këmbësoren 35-vjeçare! Policia jep detajet

Shqipëria

Aksident i rëndë në Tiranë, kamioni përplas për vdekje këmbësoren 35-vjeçare! Policia jep detajet

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 20:38
Foto nga takimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet.

Një kamion ka përplasur një këmbësore 35-vjeçare në zonën e Astirit. Për pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policise

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat