Elton Meta, personi i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, doli sot para Gjykatës së Fierit, për t’u njohur me vendimin final.
Seanca është duke u zhvilluar nën masa të rrepta sigure, ndërsa organi i akuzës kërkoi burg për jetë për 32-vjeçarin.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit të vitit 2021 në fshatin Zhupan.
Edhe pse gruaja kishte urdhër mbrojtjeje, autori Elton Meta i shkoi në banesë ish-bashkëshortes duke e vrare me automatik.
Krimi ishte i paralajmëruar pasi edhe më herët Meta kishte terrorizuar me armë familjarët e viktimës, pas divorcit.