Stërvitja “Biza ‘22”/ NATO certifikon Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë

Shqipëria

Stërvitja “Biza ‘22”/ NATO certifikon Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 18:38
Ushtria

Ministri I Mbrojtjes ka bërë të ditur se NATO ka certifikuar me sukses, Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë.

Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” ka vlerësuar me sukses paraqitjen e Forcave të Armatosura.

Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë.

Postimi i Niko Peleshit:

Certifikohet me SUKSES nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në FT.
Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë.
#WeAreNATO

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat