Meta prezanton drejtuesit e PL për 11 njësitë bashkiake të Tiranës: Protesta dhe zgjedhje

Shqipëria

Meta prezanton drejtuesit e PL për 11 njësitë bashkiake të Tiranës: Protesta dhe zgjedhje

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 20:36
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë publik emrat e delegatëve të partisë që ai drejton që do të jenë në 11 njësitë bashkiake në kryeqytet.

Gjatë një takimi me strukturat e PL në Tiranë,. Meta tha se të deleguarit do të jenë përgjegjës për organizimin e partisë në të gjitha njësitë bashkiake si dhe për organizimin e protestave.

“Është koha për veprim është koha për organizim, është koha për një betejë të vendosur, në çdo cep, në mënyrë që t’i japim fund një orë e më parë kësaj keqqeverisjeje të pashpirt. Në mënyrë që t’i bashkojmë të gjithë njerëzit e ndershëm që duan të jetojnë në mënyrë të barabartë para ligjit. PL do të shkëlqejë si partia e guzimit qytetar për triumfin e qytetarisë mbi tiraninë, mbi këtë sekt që nuk ka respekt për vlerat qytetare dhe njerëzore. Për këtë qëllim na duhet një organizim shumë më i mirë se sa derti tani dhe shumë më konkret se sa deri tani. Ndaj për të 11-ta njësitë pas konsultimeve dua tu komunikoj të deleguarit që do të nisin punën që nesër jo vetëm për organizimin e PL por edhe për aksionin opozitar.

Njësia 1 Endrit Brahimllari

Njësia 2 Erisa Xhixho

Njësia 3 Brisida Shehaj

Njësia 4 Elona Guri

Njësia 5 Ilir Meta

Njësia 6: Floida Kërpaçi

Njësia 7 Monika Kryemadhi

Njësia 8 Klevi Pojana

Njësia 9 Tedi Blushi

Njësia 10 Kejdi Mehmetaj

Njësia 11 Endrit Brahimllari

Këta janë përgjegjës për organizim. Protesta dhe zgjedhje, vetëm protestat dhe zgjedhje”, deklaroi Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat