Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku një i mitur ka humbur jetën, ku sipas policisë mësohet se 15-vjeçari me inicialet G. K., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka nodhur në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë.
Njoftimi i plotë:
Mat/informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.