Klodian Braho dhe Edvin Kondili janë dy nga prokurorët që mund të pasojnë Arben Krajën në drejtimin e SPAK. Të dy prokurorët nuk i kanë zyrtarizuar ende kandidaturat e tyre brenda 45 ditëve.
Burimet nga mediat raportohet se kandidatët për kreun e SPAK duhet të dorëzojnë pranë KLP-së platformën e tyre.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.
Sqarojmë se drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.