SPAK kërkoi 1 vit burg/ GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK Etleda Çiftja

Shqipëria

SPAK kërkoi 1 vit burg/ GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK Etleda Çiftja

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 13:59
Etleda Çiftja

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja e cila u akuzua për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumenti, është shpallur e pafajshme nga GJKKO.

GJKKO argumenton se për anëtaren e KPK nuk ka asnjë asnjë vepër penale.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për komisioneren, Etleda Çiftja.

Por në zbatim të gjykimit të shkurtuar, anetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do dënohej me 1 vit heqje lirie.

SPAK arsyetoi se dënimi i saj me burg pezullohet për t’u konvertuar përfundimisht në 2 vjet shërbim prove.

Por me vendimin e sotëm të GJKKO, Çiftja shpallet e pafajshme dhe nuk do të kryej asnjë dënim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat