Reshjet e dendura në fundjavë/ Bashkia e Lezhës jep njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Reshjet e dendura në fundjavë/ Bashkia e Lezhës jep njoftimin e rëndësishëm

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Bashkia e Lezhës ka informuar qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme.

Sipas një njoftimi në Facebook, qytetarët informohet se mund të ketë rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitje dherash.

Ndërsa i siguruan se “grupi i emergjencave ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h”.

🔴NJOFTIM I RËNDËSISHËM🔴

Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura  në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat