Në një komunikim online me gazetarë të medias, kryeministri Edi Rama i pyetur mbi komentin e një një qytetar ankohej për çmimet e larta dhe gradaçelat në Tiranë, i cilësoi probleme reale.
Por në vijiM të përgjgjes së tij, kryeministri theksoi se si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri gënjeshtra dhe shpifjet dominojnë jetën e qytetarëve.
"Patjetër që problemet janë reale. Patjetër që sfidat janë reale, ne nuk jetojmë të izoluar dhe marrim pjesë në dhimbje që janë të të gjithëve.
Tashmë nuk janë vetëm tonat. Këtu kam parasysh inflacionin, rritjen eksponenciale të çmimit të energjisë, kam parasysh gjithë shtrëngesën e madhe që po i ndodh botës nga agresioni ushtark në vendin tonë.
Këtu kam parasysh edhe vështirësinë e madhe që ka e vërteta për të çarë rrugën në një botë ku gënjeshtra shpifjet dhe teoritë e konspiracionit nuk kanë asnjë pengesë dhe fatkeqësisht dominojnë në të përditshmen tonë, jo vetëm në Shqipëri por kudo," tha ai.
"Nuk di nga t'ja fillosh nga ankesat për ju si qeveri. Çmimet e larta të çdo gjëje, nga gradaçelat në Tiranë që të marrin frymën apo nga flamuri me yll që po falëvitni në çdo cep, si ishim një vend komunist dhe jo demokratik. Gjithsesi përgjgijet tuaja do të jenë në të mirën tuaj si gjithmonë. Kështu që mos u përgjigj fare. Përgjguiju duke rregulluar ndonjë gjë më mirë"- komenti i qytetarit.