Pas efektivëve të policisë e ushtarakëve, edhe zjarrëfikësve do u rriten pagat.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në Facebook.
Kreu i qeverisë tha se kjo është një çështje që ka nevojë për adresim të menjëhershëm. Por Rama nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë se kur do të bëhet rritja e pagave dhe sa do të jetë shifra.
Rama: Faktikisht këtë pyetje e kam parë në disa raste. Do të rriten edhe pagat e zjarrëfikëseve. Në këtë shoqëri dhe periudhë kohe kur zjarret janë problem. Është e vërtetë që nevoja për rritjen e pagës së tyre, do e adresojmë.