Pyetja e gazetarit për deputetin e PS acaron keq kryeministrin, Rama reagon i revoltuar

Shqipëria

Pyetja e gazetarit për deputetin e PS acaron keq kryeministrin, Rama reagon i revoltuar

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:27
Edi Rama

Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe gazetarët ka folur për situatën politike dhe aktuale në vend.

Rama është përballur me një pyetje ndaj gazetarit që e ka tensionuar dhe iu ka drejtuar gzetarit duke i thënë që kur përmend Erion Braçen duhet të lash gojën.

Osman Stafa: Sekuestrimi i anijes me tonelata naftë, a ju kanë njoftuar se cilat kompani shqiptare ka qënë porositësja? Kush mban përgjegjësi për thyerjen e embargos. Numri i pakët i nxënësve në vend, a mbani përgjegjësi për këtë situatë, që i keni lënë një mundësi, ikjen. Braçe ka deklaruar se e vetmja mundësi është largimi, ai kërkoi zgjidhje nga qeveria shqiptare. 

Rama: Ka një shprehje në shqip që duhet të lash gojën kur përmend dikë, lajeni gojën kur përmendni Erion Bracen. Higjena e gjuhës është një problem shumë i madh. Tani, së pari nëse më pyesni cmendoj unë për Shqipërinë sot, mendoj se nuk ka krahasim me shqipërinë  e viteve më parë. 

Unë jam krenar për atë që kemi bërë, duan apo s'duan ata që Shqipërinë e duan vetëm për vete e kur nuk e kanë vetë nuk lënë gjë pa bërë. Unë nuk merrem me anije, çështja i takon organeve të drejtësisë, sikur dhe media të bvëjë detyrën e vet dhe të mos përdorë fuqin e saj për të vënë gjoba për autoritetet shtetëore do të ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë dhe më të mirë për të rinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat