Kaos në Elbasan, rrugë të përmbytura, tjegulla të rrëzuara dhe pemë të thyera

Shqipëria

Kaos në Elbasan, rrugë të përmbytura, tjegulla të rrëzuara dhe pemë të thyera

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 12:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rrugë të përmbytura, tjegulla të banesave private të rrëzuara përtokë, dhe pemë të thyera. Kështu është zgjuar qyteti i Elbasanit ditën e sotme për shkak të motit të keq.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa akse të qytetit, ndërsa qytetarët janë vënë në rrezik dhe nga thyerja e pemëve.

Situatë problematike paraqitet në disa rrugë rurale. Por më i rrezikshëm mbetet aksi Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. Në vendin e njohur si ‘Kthesat e Murrashit’ nga lartësitë ka rënie gurësh dhe inertesh.

Situata ngelet problematike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat