Meta: Refuzon të rrisë pagat për pedagogët! Shqipëria me buxhetin më të ulët për…

Shqipëria

Meta: Refuzon të rrisë pagat për pedagogët! Shqipëria me buxhetin më të ulët për…

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 18:28
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzon qeverinë se refuzon të rrisë pagat për pedagogët sepse nuk ka prioritet arsimin.

Ai shprehet se Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin ndërsa shton se qeveria është e fokusuar te Inceneratorët koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë.

“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin.

Qeveria refuzon të rritë pagat për pedagogët dhe profesorët sepse prioriteti i Rilindjes nuk është arsimi dhe studentët, por inceneratorët, koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat