Vasili përgënjeshtron Ramën: Mashtruesi që gënjeu për Spanjën, sot gënjen dhe për Zvicrën!

Shqipëria

Vasili përgënjeshtron Ramën: Mashtruesi që gënjeu për Spanjën, sot gënjen dhe për Zvicrën!

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 18:48
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria zviceriane ka vendosur penalitet me burg deri në 3 vjet për këdo që ngroh më shumë se 19 gradë celcius shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në facebook Vasili shkruan se ky është një mashtrim i radhës i kryeministrit Rama.

Vasili risjell në vëmendje dhe deklaratën e qeverisë zviceriane ku theksohet se aktualisht nuk ka asnjë vendim apo penalitet në fuqi që kufizon njerëzit për përdorimin e energjisë.

POSTIMI I PLOTË

Rama mashtruesi, qe genjeu per Spanjen ne Covid, tani genjeu edhe per Zvicren!

Ne kohen e Pandemise Edi Rama genjeu shume trashe duke shitur Videot e protestave ne Algjeri sikur ishin policia ne Spanje qe shperndante me dhune qytetaret per Covidin.

Sot genjeu prap trashe Rama e na tha:

“Sot lexova që Zvicra ka vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre”!

Qeveria zviceriane zbulon mashtrimin dhe deklaron:

“Aktualisht në Zvicër nuk ka mungesë të energjisë elektrike apo gazit natyror. Prandaj nuk ka në fuqi kufizime apo ndalime për përdorimin e energjisë që mund të shkelen”.

Po ku jeton dot pa genjyer ky sharlatan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat