MEPJ nxjerr shifrat: Nga janari 2022, mbi 115 mijë shërbime konsullore online për shtetasit jashtë vendit!

Shqipëria

MEPJ nxjerr shifrat: Nga janari 2022, mbi 115 mijë shërbime konsullore online për shtetasit jashtë vendit!

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Mbi 115 mijë shërbime konsullore online për shtetasit jashtë vendit janë ofruar nga qeveria shqiptare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar shifrat.

“️ Nga 1️⃣ Janar 2022 MEPJ ka ofruar 115.873 shërbime konsullore online për shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit ️.

✅Gjithashtu është realizuar me sukses:
Projekti ishujt në Greqi (me 1182 shërbime të ofruara për ishujt Rodos dhe Kretë dhe rrethinat e tyre);

 Projekti i aplikimit në kushte shtëpie dhe spitali për Milanon, Barin, Nju Jork dhe Selanik;

Ditët konsullore në Irlandë ofruar nga Ambasada jonë në Londër;

️ Janar- Shtator 2022 pranë MEPJ janë proceduar 479.532 dokumente me vule apostile dhe legalizim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat