Meta: Qëllimi i errët i kryehakeruesit Edi Rama, të nxirrte në publik kursimet e shqiptarëve

Shqipëria

Meta: Qëllimi i errët i kryehakeruesit Edi Rama, të nxirrte në publik kursimet e shqiptarëve

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:24
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pasur për qëllim nxjerrjen në publik edhe të të dhënave për kursimet e shtetasve shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa e akuzon Ramën si kryehakerues, Meta kujton kërkesën që u bëri kryeministri bankave që të futeshin në sistemin e e-Albania.

Por sipas Metës, Rama e dinte që ky portal ishte “shqepur”,dhe se qëllimi i errët i kryeministrit ishte “për t’i keqpërdorur këto të dhëna si mjet shantazhi politik”.

“Qëllimi i errët i kryehakeruesit Edi Rama, që u kërkoi bankave të futeshin në sistemin e hakeruar të E-Albania, rezulton se ka qenë nxjerrja në publik e të gjitha kursimeve të qytetarëve shqiptarë, për t’i keqpërdorur këto të dhëna si mjet shantazhi politik”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat