Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Shqipëria

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 23:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Karinë. Drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat