Zjarr me përmasa të mëdha në ullishtet në fshatin Kaninë të Vlorës, rrezikohen banesat në afërsi të zonës

Shqipëria

Zjarr me përmasa të mëdha në ullishtet në fshatin Kaninë të Vlorës, rrezikohen banesat në afërsi të zonës

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Kaninë të Vlorës, ku janë shkrumbuar me qindra rrënjë ullinj.

Flakët masive rrezikojnë edhe banesat që ndodhen në afërsi të zonës, pasi edhe era i ndihmon në përhapjen e shpejtë të tyre.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë se bashku me banorët e zonës për shuarjen e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat