Xhaçka në takimin e Këshillit të Sigurimit: Mijëra njerëz po paguajnë për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit

Shqipëria

Xhaçka në takimin e Këshillit të Sigurimit: Mijëra njerëz po paguajnë për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 17:39
Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në takimin e Këshillit të Sigurimit “Paqja dhe Siguria e Ukrainës”, dënoi agresionin rus, duke e bërë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përgjegjës për jetët e humbura në Ukrainë dhe luftën e urisë në mbarë botën.

“Veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të vazhdojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e Ukrainës”, tha ministrja e Jashtme e vendit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat