Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar takim normal atë të një ditë më parë mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha u pyet për këtë takim nga një qytetar gjatë bashkëbisedimit në platformën online.
Sipas tij ishte takim normal mes ambasadores së SHBA dhe partnerit të PD.
“Një takim normal i një ambasadores së SHBA me një partner të PD”, tha Berisha shumë shkurt.