Një magazinë me rroba në zonën e Qytetit Studenti është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.