Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka bërë me dije vendimet që janë marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
Përmes një konference për media nga selia blu Garo bëri me dije se Kryesia vendosi ngritin e një grupi auditimi për financimet ruse në PD.
Sipas saj ky grup pune ka si qëllim bërjen e transparencës dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e dyshmita ruse në adresë të PD-së.
“Bazuar në nenin 47-48 të statusit të PD-së, në mbledhjen e ditës së sotme, kryesia me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin, ngriti një grup hetimi. Objekti i grupit të verifikimi është bërja e transparencës për fondet me aktivitet lobimi të PD-së. Grupi i auditimi duhet të verifikojë dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e dyshimta të ardhura nga Rusia”, tha Garo.